Të quash “plehra politike” të zgjedhurit e popullit nuk është korrekte. Unë nuk jam në gjendje të ofroj ambasadorë që miratohen nga presidenti. Kështu, lideri i GERB-it, Bojko Borisov, hodhi poshtë deklaratën e kryeprokurorit Ivan Geshev, i cili në një konferencë për media deklaroi se Borisov i kishte ofruar postin e ambasadorit në Turqi ose Izrael për të dhënë dorëheqje.
Borisov mohoi se ka ushtruar presion për çështjen “Barcelonagate”, për të cilën po hetohet.
Mendoj se dorëheqja është një zgjedhje personale. Unë vetë nuk kisha pritshmëri të tilla. Kështu në Kuvend kryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Mustafa Karadajë ka komentuar fjalët e Geshevit.
Incidenti vetëm tregon nevojën për një reformë të madhe në drejtësi. Ky ishte komenti i kandidates së GERB-it për kryeministre, Maria Gabriel, para fillimit të konsultimeve me përfaqësuesit e DPS-së.Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur me rregullat e reja të qëndrimit në aeroport, të cilat hynë në fuqi më 9 janar. Sipas tyre, në..
Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi se po parashtrojnë një projektligj që parashikon heqjen e monumenteve që simbolizojnë regjimin..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë..