Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi Vokal “Radiodeca” me një koncert na kthen në fëmijëri

Fëmijët do të udhëtojnë për në Francë, ku do të përfaqësojnë Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve në Luginën e Loara

Foto: arkiv

Më të vegjlit në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) - Grupi Vokal “Radiodeca” me dirigjenten Ilina Todorova - do të ngjitet edhe një herë në skenën e Studios sonë emblematike të Parë më 18 maj në orën 19:00 për të na prezantuar muzikë nga filmat bullgarë dhe ndërkombëtarë për fëmijë. Kësaj radhe bashkë me ta në skenë do të jenë edhe muzikantët nga Big Bendi i BNR-së me dirigjent Antoni Donçev, si dhe aktori Simeon Vlladov. Koncerti titullohet “Filmat e fëmijërisë” dhe është i pritur prej kohësh, sepse u planifikua që para pandemisë. Ilina Todorova tregon:

“Ky është një projekt që e kemi bërë më parë, por atëherë nuk arritëm të mbulojmë të gjithë programin. Dhe tani fëmijët tanë do të interpretojnë të gjitha këngët nga ky koncert. Së pari janë këngë bullgare nga filmat për fëmijë, pastaj janë këngë nga filmat vizatimorë të famshëm botëror, si “Mbreti Luan”, “Kërkimi i Peshkut Nemo”, “Libri i Xhunglës” - të gjitha të preferuarat e fëmijëve. Nga filmat bullgarë duam të kujtojmë këta tituj me të cilët u rritën breza të tëra, si “Iriqët lindin pa gjemba”, “Provimet në asnjë kohë”, “Filjo dhe Makenzen”, “Pushime të papritura”... Filmat u krijuan në vitet 70-të dhe 80-të të shekullit të kaluar, por këngët janë shumë të bukura, me një melodi të këndshme. Vetë këngët janë unike, ato mund të ekzistojnë jashtë filmit dhe mendoj se e vërtetuan këtë për kaq shumë vite.”

Në koncert, para çdo interpretimi, do të tregohet historia e krijimit të këngës - kur dhe nga kush u krijua, çfarë është subjekti i filmit. Shumica e melodive bullgare janë të kompozitorit Petër Stupell, me të cilin interpretuesit shënojnë 100 vjetorin e lindjes së tij.

Ditë pas koncertit, formacioni “Radiodeca” do të përballet me një sfidë tjetër - ata nisen për në qytetin francez Ljosh, ku nga 21 deri më 26 maj do të prezantojnë Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve në Luginën e Loara. Ata tashmë kanë katër shfaqje të suksesshme atje, madje gjatë pandemisë morën pjesë disa herë online. Tani koncertet u rikthyen dhe këngëtarët tanë të vegjël do të takojnë miqtë e tyre nga Meksika, Jordania, Vietnami, Italia…

Ilina Todorova

“Dua që të gjithë njerëzit që janë atje të shohin se ka fëmijë të mrekullueshëm dhe të talentuar bullgarë, të cilët këndojnë mirë, flasin gjuhë... Në të njëjtën kohë, ata mund të komunikojnë edhe përmes artit. Kjo është diçka shumë e vlefshme që u jep atyre një shtysë dhe e bën ata të synojnë drejt të së mirës dhe të së bukurës.”

Për të prezantuar Bullgarinë, këngëtarët tanë të vegjël kanë përgatitur një video me dron mbi shkëmbinjtë e qytetit Bellogradçik. Tradicionalisht ata vizitojnë edhe një nga klasat e shkollës prestigjioze ndërkombëtare “Sent Deni”, ku studiojnë fëmijë nga e gjithë bota – SHBA, Koreja e Jugut, Kazakistani etj. Nxënësit u bëjnë pyetje fëmijëve tanë për vendin e tyre dhe bëjnë flamurin kombëtar të vendit vizitues nga letra. Koristët e vegjël të radios u përgjigjen pyetjeve për Bullgarinë, këndojnë himnin kombëtar, shpjegojnë përmbajtjen e teksteve të këngëve që interpretojnë - fëmijët komunikojnë dhe në këtë mënyrë secili prej tyre është një ambasador i vogël i kulturës bullgare.

Në video mund të dëgjoni disa nga këngët e koncertit “Filmat nga fëmijëria”, me personazhet kryesore - Grupin Vokal “Radiodeca” dhe Big Bendin e BNR-së, me dirigjentë Ilina Todorova dhe Antoni Donçev.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, BNR, Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD