Ekspozita, koncerte, punëtori, filma, turne të organizuara me guidë - më shumë se 50 muze dhe galeri do të ofrojnë një program të pasur në kuadër të "Natës Evropiane të Muzeve" në Sofje. Gjatë gjithë ditës së 13 majit, banorët e Sofjes do të mund të vizitojnë dhjetëra evente me hyrje falas, të vizitojnë disa nga hapësirat më interesante të ekspozitës, të zhyten në botën e artit dhe shkencës bashkëkohore dhe madje të transportohen në realitetin virtual.
Pas nismës qëndron Instituti Francez në Bullgari në partneritet me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Sofjes. Në nivel evropian, Nata e Muzeve organizohet për herë të 19-të me pjesëmarrjen e mbi 3000 muzeve në 30 vende. Bullgaria ka marrë pjesë që nga fillimi në vitin 2005. Me këtë rast Instituti Francez në Sofje ka përgatitur një program interesant. Biblioteka e tij mediatike do të prezantojë përvoja të zgjedhura në realitetin virtual. Vizitorët e saj do të shëtisin nëpër Paris, duke parë në mënyrë virtuale Senën, Kullën Eifel, Bashkinë, muzeun Orse, Kishën e Shën Eustace, Operën Garnier dhe do të fluturojnë në hapësirë me ndihmën e astronautit francez Thomas Pesquet.
Janë parashikuar edhe shfaqje të filmave francezë të viteve ‘70. Bashkia e kryeqytetit do të prezantojë galeritë e saj në qiell të hapur - në Urën e të dashuruarve, në kopshtin e qytetit dhe pranë "Kristal". Pranë kinemasë "Cabana", Ambasada Italiane do të organizojë një ekspozitë speciale me rastin e Ditës së Evropës.
Për dashamirët e muzikës, janë planifikuar edhe koncerte - në Muzeun e Shtëpisë Pancho Vladigerov, në Galerinë e Arteve Figurative ne Sofje, në Muzeun "Tokа dhe Njerëzit" (mund të dëgjohet një organ).
Pergatiti në shqip: Kostandina Bello
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..