Me aktivitete të shumta në vend dhe në mesin e komuniteteve bullgare jashtë vendit, më 11 maj nderohet kujtimi i vëllezërve të shenjtë nga Selaniku Konstandin-Kirill dhe Metodij. Të dy shkëlqenin në shekullin e 9-të. I quajmë iluministë sllavë, sepse ata i arsimuan popujt sllavë duke krijuar alfabetin glagolitik për gjuhën sllave. Puna e tyre, e cila filloi me misionin në Moravinë e Madhe, u vazhdua dhe u zhvillua me sukses nga nxënësit e tyre ndër sllavët bullgarë.
Gradualisht, shkrimi dhe letërsia e re u përhap në popujt e tjerë sllavë, nëpërmjet alfabetit të ri cirilik. Kështu, për herë të parë, zyrtarisht me bekimin e Papës romake dhe të kishave të tjera vendase, u mposht dogma se krishterimi mund të përhapet vetëm në latinisht, greqisht dhe hebraishten e vjetër.
Që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare, edhe para rivendosjes së pavarësisë shtetërore, bullgarët e nderojnë 11 majin si festë kombëtare e letërsisë dhe arsimit.
Papa Gjon Pali II shpalli në vitin 1980 Shenjtorët Kirill dhe Metodij patronë qiellorë të Evropës, dhe me enciklikën “Slavorum Apostoli” e përkufizoi veprën e tyre si një urë shpirtërore midis traditave kulturore dhe fetare të Evropës Lindore dhe Perëndimore.
Nënpresidentja Ilijana Jotova iu bashkua procesionit, i cili nderoi kujtimin e luftëtarëve të lirisë nga Perushica me rastin e 148 vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Procesioni përfundoi në kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Në fjalinë e rastit..
Në ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme - e quajtur kështu sepse Ringjallja e Jezu Krishtit simbolizon ndriçimin. Në të, Kisha Ortodokse lavdëron Apostujt e Shenjtë dhe Nënën e Shenjtë të Zotit. Këto shtatë ditë sjellin ndriçim dhe..
Kisha Ortodokse Bullgare nderon sot Shën Gjergjin Fitimtar - një nga martirët e parë për besimin. Ai jetoi në kohën e perandorit romak Dioklecian dhe iu bashkua ushtrisë si adoleshent. Vetëm 20 vjeç u bë anëtar i këshillit shtetëror. Kur..