Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Hapi i ri” në skenën muzikore bullgare

Foto: YouTube

“Muzika në vendin tonë  është në rilindjen e saj” - thonë Grupi “4etno” dhe Treshja Vokale “Idepeja”, pasi u shfaqën në skenën bullgare me një kombinim inovativ të stileve muzikore të quajtur “Hapi i ri”.

Kënga ndërthur instrumente të shumta, tinguj të lidhur bukur dhe motive popullore, të cilat e bëjnë atë një pjesë muzikore universale dhe në të njëjtën kohë të paharrueshme. Tingujt e pianos ndërthuren me vokalin popullor, i cili nga ana tjetër çon në një solo të kitarës elektrike, dhe më pas - në zërin e butë të një prej drejtuesve të projektit muzikor - Viktorija Angellova. Krijuesit e rinj nga qyteti Ruse bëjnë një kërkesë të veçantë me këtë titull - për një lloj të ri të muzikës në vendin tonë.

“Muzika për ne nuk është thjesht jetë, është një domosdoshmëri, një konstante dhe një ëndërr. Është një privilegj i madh që kemi mundësinë të ndajmë këngën tonë debutuese me publikun dhe shpresojmë që me artin tonë do t’ia bëjmë dikujt ditën më të mirë”, – thekson Goce Velikov, i cili është në thelbin e këtij bashkimi të talenteve muzikore. Violinistja e grupit “4etno” Anna-Maria Tamahkjarova shton: “Kemi përgatitur edhe katër këngë të tjera, të cilat do t’i prezantojmë publikut shumë shpejt”.

Pas muzikës dhe tekstit janë Goce Velikov, Viktorija Angellova dhe pianistja e grupit “4etno” - Irina Atanasova.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi

“Mona Liza” – grupi “Ostava” feston ditëlindjen me fansat dhe këngën e tij më të re

Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11..

botuar më 24-09-10 6.15.PD

“Të gjitha gënjeshtrat” titullohet kënga e re e interpretuesit të ri Samuell Manueljan

Autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është Dimitër Bodurov, një burrë nga një vendbanim i vogël që u vendos për të jetuar në qytetin Stara Zagora disa kohë më parë. Si një dashamirës i muzikës që në fëmijëri, ai regjistroi të gjitha këngët e tij..

botuar më 24-09-09 8.10.PD
Georgi Minçev

“Lule për Goshon” mbledh adhuruesit e këngëtarit Georgi Minçev

Miqtë dhe adhuruesit do të nderojnë kujtimin e këngëtarit dhe kompozitor të njohur të pop-rokut Georgi Minçev , i cili u largua nga bota jonë 23 vjet më parë. Festivali i muzikës rok dhe blues "Lule për Gosho" zhvillohet më 7 dhe 8 shtator në..

botuar më 24-09-07 6.10.PD