“Muzika në vendin tonë është në rilindjen e saj” - thonë Grupi “4etno” dhe Treshja Vokale “Idepeja”, pasi u shfaqën në skenën bullgare me një kombinim inovativ të stileve muzikore të quajtur “Hapi i ri”.
Kënga ndërthur instrumente të shumta, tinguj të lidhur bukur dhe motive popullore, të cilat e bëjnë atë një pjesë muzikore universale dhe në të njëjtën kohë të paharrueshme. Tingujt e pianos ndërthuren me vokalin popullor, i cili nga ana tjetër çon në një solo të kitarës elektrike, dhe më pas - në zërin e butë të një prej drejtuesve të projektit muzikor - Viktorija Angellova. Krijuesit e rinj nga qyteti Ruse bëjnë një kërkesë të veçantë me këtë titull - për një lloj të ri të muzikës në vendin tonë.
“Muzika për ne nuk është thjesht jetë, është një domosdoshmëri, një konstante dhe një ëndërr. Është një privilegj i madh që kemi mundësinë të ndajmë këngën tonë debutuese me publikun dhe shpresojmë që me artin tonë do t’ia bëjmë dikujt ditën më të mirë”, – thekson Goce Velikov, i cili është në thelbin e këtij bashkimi të talenteve muzikore. Violinistja e grupit “4etno” Anna-Maria Tamahkjarova shton: “Kemi përgatitur edhe katër këngë të tjera, të cilat do t’i prezantojmë publikut shumë shpejt”.
Pas muzikës dhe tekstit janë Goce Velikov, Viktorija Angellova dhe pianistja e grupit “4etno” - Irina Atanasova.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..