Presidenti do t'ia dorëzojë GERB-SDS-së mandatin për formimin e qeverisë më 15 maj, tha presidenti Rumen Radev, pas vendosjes së luleve para Monumentit të Ushtarit të Panjohur për Ditën e Evropës.
Është logjike që me mandatin e parë të bëhen të gjitha përpjekjet për formimin e qeverisë, sepse atëherë probabiliteti është realisht më i madhi, komentoi Radev. Nëse ka një kabinet ekspertësh, pyetja e madhe është se kush do të qëndrojë me përgjegjësi politike pas tij dhe si ajo do të shpërndahet. Ka risk të madh për të pasur zgjedhje në shtator. Kjo do të thotë se Bullgaria do të humbasë vrullin e asaj që ka arritur deri më tani, se do të humbasim jo vetëm para, por edhe një mundësi për të përshpejtuar reformat për modernizim, theksoi Radev.Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..