Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partitë kanë 6 ditë për negociata përpara se të jepet mandati i parë për kabinetin

Foto: BTA

Presidenti do t'ia dorëzojë GERB-SDS-së mandatin për formimin e qeverisë më 15 maj, tha presidenti Rumen Radev, pas vendosjes së luleve para Monumentit të Ushtarit të Panjohur për Ditën e Evropës.

Është logjike që me mandatin e parë të bëhen të gjitha përpjekjet për formimin e qeverisë, sepse atëherë probabiliteti është realisht më i madhi, komentoi Radev. Nëse ka një kabinet ekspertësh, pyetja e madhe është se kush do të qëndrojë me përgjegjësi politike pas tij dhe si ajo do të shpërndahet. Ka risk të madh për të pasur zgjedhje në shtator. Kjo do të thotë se Bullgaria do të humbasë vrullin e asaj që ka arritur deri më tani, se do të humbasim jo vetëm para, por edhe një mundësi për të përshpejtuar reformat për modernizim, theksoi Radev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2025

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..

botuar më 25-02-27 7.35.MD

Bullgaria është e para në BE për sa i përket përqindjes së njerëzve me paga të ulëta

14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..

botuar më 25-02-27 5.46.MD
Rosica Mateva

Nuk do të rinumërojnë fletët e zgjedhjeve të fundit

Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..

botuar më 25-02-27 3.19.MD