Kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it, Desisllava Atanasova, pas negociatave me partinë “Vëzrazhdane” tha se për ta është e rëndësishme që të kenë një qeveri të rregullt e cila ta zbatojë buxhetin. “Është e domosdoshme që ne të ndajmë përgjegjësinë me të cilën votuesit i kanë ngarkuar të gjitha partitë. Duhet të kuptohet se askush nuk mund të jetë i vetëmjaftueshëm, askush nuk mund të ngarkohet me një mandat prej 121 votash për të qeverisur” – theksoi Atanasova.
Lidhur me pretendimet e “Po e vazhdojmë ndryshimin” ndaj GERB-it për të formuar qeveri apo për të mbështetur një qeveri me mandatin e dytë, Atanasova tha: “Ka vetëm dy opsione para tyre. E para është të mbështesim programin tonë, “Bullgaria pas krizave – Plani i Rimëkëmbjes” me mandatin e parë të mundshëm, opsioni i dytë janë zgjedhjet”.Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së Jambollit në rrjetet sociale. Marinov është baba i dy fëmijëve - djem të moshës 29 dhe 25 vjeç. Ai..
Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...
Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nën majën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..