Në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm për arinjtë e murrmë në Parkun e Belicës, Fondacioni “Katër Putrat” zhvilluan ekzaminimet parandaluese vjetore. Veterinerët nga Austria, Bullgaria dhe Gjermania kryen ekografi, radiografi, ekzaminime dentare dhe një ekzaminim inovativ mjekësor të dëgjimit të kafshëve.
Shumica e arinjve janë të shëndetshëm dhe ndihen mirë. Ariu shtatë vjeçar Tedi është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore. Bobi vuan nga koksartroza në gjymtyrët e pasme dhe do t'i nënshtrohet rehabilitimit. Arushave Bojka dhe Marinka iu hoqën dhëmbët e dëmtuar. Por, banorja më e re e parkut, Iva, është e shurdhër që nga lindja, dhe ndoshta do të izolohet nga kafshët e tjerë, tha Dimitër Ivanov, drejtor i parkut të arinjve në Belica.
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..
Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave..