Më 24 prill, u bënë 82 vjet nga lindja e këngëtares Nedjallka Keranova - një nga zërat më të shquar në folklorin bullgar. Këngëtarja u largua pa kohë nga bota jonë në vitin 1996. Për të na kujtoi dëgjuesi dhe miku ynë nga SHBA, Noris Ballabanjan, familja e të cilit është nga rajoni i qytetit Haskovo, prej nga është edhe vetë interpretuesja. “Zëri i saj, si askush tjetër, do të na kujtojë gjithmonë bukurinë unike të Trakisë, kulturën e saj mijëravjeçare dhe traditat e pasura muzikore”, i shkroi Noris Radio Bullgarisë, duke dërguar ngushëllime nëpërmjet nesh vajzës dhe familjes së këngëtares Nedjallka Keranova në emër të të gjithë atyre që e kanë prejardhjen në rajonin e qytetit Haskovo dhe Trakisë, duke përfshirë shumë pasardhës të bullgarëve nga Trakia e Egjeut dhe e Edrenesë, që jetojnë sot në Amerikën e Veriut.
Nedjallka Keranova lindi në fshatin Tatarevo, në rajonin e qytetit Haskovo, më 24 prill 1941. Në moshën 13 vjeçare, ajo mori nderimet e para dhe së bashku me interpretuesit Magda Pushkarova dhe Boris Karllov, të cilët ishin të famshëm në atë kohë, filloi të udhëtonte dhe të këndonte nëpër Bullgarinë - në dasma, festa popullore dhe festime të tjera. Në vitin 1956 ajo u pranua si soliste e ansamblit folklorik në qytetin Plovdiv dhe jo shumë kohë më vonë i madhi Filip Kutev e ftoi në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku punoi rreth tetë vjet.
E përkufizojnë si doajenja e muzikës bullgare të dasmave. Dhe kjo nuk është rastësi, sepse babai i saj Todor Keranov ishte një muzikant i famshëm i dasmave - një violinist në orkestrën e muzikantit legjendar Ramadan Llollov. Grupet instrumentale që shoqërojnë festa të ndryshme familjare ekzistonin në vendin tonë që para Çlirimit në vitin 1878, por në vitet 60 dhe 70 të shekullit të kaluar kjo traditë po përjetoi një lulëzim të vërtetë. Nedjallka Keranova është ndër këngëtaret që e realizonin veten pikërisht në këtë praktikë karakteristike folklorike. Sipas një sërë specialistësh të muzikës, Nedjallka Keranova është krijuesja e stilit të saj vokal, me një ornamentikë origjinale të zërit dhe mënyrën specifike të të kënduarit. Sot ajo ka ndjekës të shumtë, madje edhe imitues.
Shihni një regjistrim dokumentar të një një interpretim të këngëtares Nedjallka Keranova nga Tubimi Folklorik “Trakia këndon dhe kërcen” në vitin 1966
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..