Bullgaria po bën përpjekje që të jetë gati dhe të pranojë euron jo më vonë se 1 janari 2025, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Financave lidhur me publikimet në media për këtë temë.
Përgatitja dhe përparimi i vendit për anëtarësim në Eurozonë u diskutua në takimet e ministres së financave Rosica Vellkova me kryetarin e Eurogrupit Paskall Donahju dhe me komisionerin evropian Valldis Dombrovskis më 28 dhe 29 prill në Stokholm. U diskutua kontrolli i inflacionit dhe deficiti buxhetor i pritshëm. Ministria e Financave thekson kategorikisht se në këto takime nuk u diskutua tema për shtyrjen e vënies së euros në Bullgari dhe përhapja e lajmeve të rreme për këtë temë është e papranueshme.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..