Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia pengoi sabotimin ukrainas në Krime, një bullgar është në mesin e të arrestuarve

Foto: AP

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë njoftoi se parandaloi një sërë atentatesh terroriste kundër administratës pro-ruse në gadishullin e Krimesë. U  arrestuan shtetas të Rusisë dhe Ukrainës, njëri prej tyre ka edhe pasaportë bullgare. Sipas versionit të shërbimit, grupi planifikoi vrasjet e kreut të Krimesë Sergej Aksjonov, kryetarit të parlamentit rajonal Vlladimir Konstantinov dhe kryetares së bashkisë së Jaltës Janina Pavlenko. Roman Mashovec, një oficer rezervë i inteligjencës ushtarake të Ukrainës dhe nënkryetar i zyrës së presidentit ukrainas, tregohet si organizatori i drejtpërdrejtë i sulmeve. Eksplozivat u dërguan në Rusi nga Bullgaria nëpërmjet Turqisë dhe Gjeorgjisë përmes kompanisë bullgare të ukrainases Marina Matushçak. Një person me mbiemrin Petranov, për të cilin njoftohet se ka nënshtetësi ukrainase dhe bullgare, ishte përgjegjës për dërgimin në territorin rus. Informacioni është nga korrespondenti i BNR në Moskë, Angell Grigorov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Kreu i GERB pranon çdo mbështetje në rrugën drejt eurozonës

Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë.   Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..

botuar më 25-03-28 11.23.PD

Dy fëmijë me infeksion meningokokal rrezikohen nga vdekja

Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..

botuar më 25-03-28 10.51.PD

Parashikimi i motit për 28 marsin 2025

Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..

botuar më 25-03-27 7.35.MD