Komisioni Evropian ka miratuar masa parandaluese në lidhje me importin e produkteve të caktuara nga Ukraina në kuadër të një mase mbrojtëse emergjente. Kjo është në përgjigje të vështirësive serioze logjistike në Bullgari, Hungari, Poloni, Rumani dhe Sllovaki. Masat kanë të bëjnë me katër produkte bujqësore me origjinë nga Ukraina dhe do të jenë të vlefshme deri më 5 qershor të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe, gruri, misri, farat e rapit dhe luledielli do të vazhdojnë të tregtohen lirisht në të gjitha vendet anëtare të BE-së, përveç vendeve të përmendura. Produktet do të mund të kalojnë nëpër pesë vendet duke përdorur një regjim të përbashkët tranziti doganor ose të shkojnë në një vend jashtë Bashkimit Evropian.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..