“Në këtë fazë nuk mund të thuhet se ka të dyshuar”, tha zëdhënësi i Shërbimit Hetimor Kombëtar, Marian Marinov, në lidhje me tentativën për vrasjen e Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev. Fjalët e tij vijnë disa orë pasi ministri i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev njoftoi në një konferencë në Këshillin e Ministrave se ka të dyshuar për atë që ndodhi në rrugën Sofje-Samokov. Ndërkohë, ka përfunduar këqyrja e vendit të shpërthimit dhe tash e tutje do të punojmë me shërbimet operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shërbimet e sigurisë dhe të gjitha shërbimet partnere ndërkombëtare, tha gjithashtu zëdhënësi i Shërbimit Hetimor Kombëtar.
Sijka Mileva, zëdhënëse e Prokurorit të Përgjithshëm, njoftoi se ka filluar procedurë paraprake për krim të kryer sipas nenit 108 të Kodit Penal për terrorizëm.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..