Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pekini dërgon emisarin e tij për të negociuar me Kievin dhe Moskën

Foto: arkiv

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski zhvilloi një bisedë telefonike “të gjatë dhe kuptimplote” me udhëheqësin kinez Si Xinpin dhe shpreson se kjo do t’u jepe shtysë marrëdhënieve me Pekinin, njoftoi Reuters. Kjo është biseda e parë mes Zelenskit dhe Si Xinpin që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë. Në bisedë, Zelenski përshkroi edhe situatën me centralin bërthamor të okupuar ukrainas Zaporozhie, duke theksuar se rrezatimi nuk njeh kufijtë shtetërorë. Ekspertët theksojnë se Zelenski tha se ai foli me Si Xinpin për “formulën ukrainase për paqen”, ndërsa udhëheqësi kinez foli për një “plan paqeje”. Pekini po dërgon ish-ambasadorin e tij në Rusi dhe ish-zëvendësministër të jashtëm Li Huei si ndërmjetës për negociatat midis Moskës dhe Kievit, njoftoi agjencia e lajmeve Sinhua. Ndërkohë, Kievi emëroi Pavllo Rjabikin, një ish-ministër i industrive strategjike, si ambasador i ri në Pekin. Brukseli mirëpret bisedën mes Si Xinpin dhe Vollodimir Zelenski, raportoi AFP. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, dërgimi i ndërmjetësit kinez është rënë dakord gjatë vizitës së Si Xinpin në Moskë, njoftoi TASS.

Forcat e armatosura të Ukrainës do të marrin armët që u nevojiten në kohë për kundërsulmin e tyre të ardhshëm kundër trupave ruse, tha kryekomandanti i forcave të bashkuara të NATO-së në Evropë, gjenerali Kristofër Kavoli,  para Komisionit të Armatimeve të Kongresit të SHBA-së. Ai deklaroi se 98% e mjeteve luftarake të premtuara tashmë u furnizuan në Kiev.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40% e bullgarëve do të dhuronin organet e tyre pas vdekjes

Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk ​​e miratojnë dhe 20% nuk ​​mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..

botuar më 25-04-05 2.05.MD

Parashikimi i motit për 5 prillin

Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-04-04 7.40.MD

21 vjet nga tragjedia në lumin Lim me 12 fëmijë të vdekur bullgarë

Sot mbushet 21 vjet nga tragjedisa në lumin Lim në kufirin mes Serbisë dhe Malit të Zi, ku humbën jetën 12 fëmijë bullgarë. Më 4 prill 2004, një grup prej 34 nxënësish dhe 16 të rrituri nga Svishtov po ktheheshin nga një ekskursion në Dubrovnik, kur..

botuar më 25-04-04 6.53.MD