Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkupi krijon shoqata të rreme bullgare në Maqedoninë e Veriut

Foto: Pixabay

Në Maqedoninë e Veriut po krijohen shoqata të rreme bullgare për të qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e ndryshimeve në Kushtetutën e vendit. Në këtë mënyrë, pushteti zyrtar do t’i sigurojë vetes njerëz besnikë në vendosjen e të drejtave të bullgarëve në ish-republikën jugosllave. Për këtë paralajmërojnë bullgarët nga Shkupi, të cilët nënshkruan një letër drejtuar qeverisë në Shkup me kërkesë që të përfshihen në grupin e punuës për ndryshimin e ligjit bazë, me argumentin se kjo ka të bëjë kryesisht me njohjen e minoritetit bullgar si pjesë e shtetit multietnik.

Shkupi shfrytëzon historinë për të shkelur të drejtat e bullgarëve maqedonas

“Diçka nuk shkon me demokracinë tonë. Kjo më së miri shihet tek ne, bullgarët maqedonas. Kur bëhej fjalë për përfshirjen e bullgarëve maqedonas në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, menjëherë u shfaqën kundërshtarët e vjetër të gjithçkaje bullgare në Maqedoni”, komentoi Argir Stumbov nga Shkupi për BNR.

Bullgarët maqedonas duan të marrin pjesë në ndryshimet në kushtetutë

Bullgarët duan të marrin pjesë në ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut
   


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD
Kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova

Tashmë janë të qarta numrat e partive për zgjedhjet

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..

botuar më 24-09-25 5.25.MD