Pas një takimi lidershipi të mbajtur sot mes GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB), u bë e qartë se të dyja palët nuk janë afër arritjes së një konsensusi. Në vend të një programi të menaxhimit të përbashkët nga forca e dytë parlamentare, PP-DB punojnë për një programe të vet me një periudhë të kufizuar veprimi - 18 muaj. Këtë e bëri të ditur përfaqësuesi i vetëm i PP-DB-së në takim, Nikollaj Denkov, ndërsa i pranishëm ishte një grup i tërë nga forca e parë parlamentare. GERB-SDS vendosi kusht që deri në fund të javës t’i prezantohet përbërja dhe struktura e Këshillit të Ministrave. “Nëse kjo nuk ndodh brenda afateve të caktuara, do të kemi të gjitha arsyet të besojmë se PP-DB nuk e merr seriozisht formimin e shumicës së përbashkët dhe qeverisë”, tha kryetarja e grupit parlamentar GERB-SDS, Desisllava Atanasova.
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga..