Në Maqedoninë e Veriut ka 3500 bullgarë, tha ministri i jashtëm maqedonas Bujar Osmani në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Shifra u kundërshtua nga eurodeputetët bullgarë. Ata ngritën çështjen e keqtrajtimit të bullgarëve maqedonas në ish-republikën jugosllave.
"Ne e dimë se edhe sot mbi 120 000 qytetarë maqedonas kanë nënshtetësi bullgare bazuar në origjinën e tyre etnike bullgare," tha Andrej Kovaçev. Ai i quajti “të paprecedentë” akuzat e prokurorisë së Maqedonisë së Veriut ndaj kryetarëve të klubeve bullgare në Ohër dhe Manastir, se ato nxisin urrejtje. Qëllimi ynë kryesor është tejkalimi i të gjitha këtyre problemeve që vijnë nga e kaluara dhe anëtarësimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në BE, theksoi Kovaçev.
Osmani siguroi se bullgarët do të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli.Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..
Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Studentët protestues në Serbi shpallin grevë të përgjithshme Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë në Serbi për të katërtin muaj rradhazi. Shkak për shpërthimin e protestave ishte një..