Brenda pak ditësh presim një vendim për masat evropiane për eliminimin e veprimeve të njëanshme kundër importit të ushqimit ukrainas - deklaroi ministri i bujqësisë Javor Geçev pas Këshillit "Bujqësia" në Luksemburg. Në takimin e 25 prillit, ministrat nuk morën vendim për heqjen e ndalimit të eksporteve nga Ukraina.
“Nuk kemi kohë të reagojmë sepse kultura e re do të duhet të korret shumë shpejt. Tashmë e dimë se korridoret e solidaritetit nuk funksionojnë siç synohet. Duhen masa të reja, duhet të mendojmë edhe për fondet e garancisë për të garantuar tregjet e Ukrainës, Bullgarisë, Rumanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Hungarisë”, vuri në dukje Geçev. Ai theksoi se në Bullgari ka më shumë luledielli sesa mund të përpunohet dhe më shumë drithëra se sa mund të eksportohen. “Kemi prodhim prej disa miliardësh, të cilin nuk e dimë nëse do të mund ta realizojmë deri në korrjen e re”, theksoi Geçev.Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e denjë - pagë e mirë! Pa transport, nuk ka ekonomi!", organizuar nga sindikatat më të mëdha...
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara nënujore të vendosura në shtratin e detit përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Zona ujore e mbuluar..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..