Saksofonisti virtuoz Vlladimir Kërparov do të prezantojë muzikën e tij origjinale së bashku me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev në një koncert që do të mbahet më 27 prill në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios.
Vlladimir Kërparov prej vitesh jeton dhe performon në mbarë Evropën si dhe në Gjermani ku jeton.
Ai u diplomua në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” në Sofje dhe pas kësaj edhe në Shkollën e Lartë të Muzikës “Hans Eisler” në Berlin. Ka luajtur me një sërë muzikantësh të njohur. Ka marrë pjesë në festivale muzikore në Evropë, Azi, Amerikën Latine dhe Amerikën Veriore, Afrikën e Veriut.
Në vitin 2020 Ministria e Kulturës së Bullgarisë iu dha Certifikatën për kontributin e tij në promovimin e kulturës bullgare në mbarë botën. Ai është gjithashtu mbajtës i çmimit “Artisti më i mirë i ri i xhazit të vitit 1996”, Çmimit të tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Xhazit në Monako në vitin 1999, Çmimit “Medica pro Musica” për Muzikantët e Rinj në Dyseldorf në vitin 2000.
Në krijimtarinë e tij, Vlladimir Kërparov ndërthur xhazin modern me folklorin bullgar.
Kompozicioni “Më mëso, nënë” është një këngë e vjetër popullore në një aranzhim autori të Vlladimir Kërparov. Ai e regjistroi me muzikantët e kuartetit të tij dhe do të jetë pjesë e albumit të radhës, i cili pritet të dalë në fund të vitit. Soliste vokale është Katja Tasheva, e cila do të dalë në skenë edhe gjatë koncertit në Sofje. “Më mëso, nënë” është një nga tri këngët që Vlladimir Kërparov i aranzhoi enkas për Big Bendin e BNR-së dhe do të interpretohet në koncertin e 27 prillit.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq..
Danny Levan është një interpretues i ri me origjinë bullgaro-greke. Pas suksesit të këngës së tij në duetin me Hristiana Loizu, të quajtur në bullgarisht " Më fsheh sytë" vitin e kaluar, Danny është gati me një këngë të re të titulluar "Më e..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare feston 65 vjetorin e tij me një koncert në ditën e themelimit të tij - 21 mars. Që atëherë, këngëtarët e rinj kanë përhapur lavdinë e mjeshtërisë korale bullgare në mbarë botën dhe jo rastësisht quhen..