“Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë kategorikisht Ukrainën me të gjitha mjetet që ka në dispozicion”, tha kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov në një takim me kryetarin e Radas Supreme të Ukrainës Rusllan Stefançuk. Të dy u takuan në kuadër të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve Anëtare të BE-së në Pragë të Çekisë. Zheljazkov theksoi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës dëmton ndjeshëm sigurinë e Evropës në përgjithësi dhe të vendeve të Detit të Zi në veçanti. Stefançuk falënderoi Bullgarinë për pozitën e saj konsekuente dhe mbështetjen për integrimin euroatlantik të Ukrainës. Ai theksoi se ndër provat e qëndrimit të tij është vendimi i miratuar nga Kuvendi Popullor vitin e kaluar për të ofruar ndihmë ushtarake dhe ushtarako-teknike për Ukrainën.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..