Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Moldavi gjendet një fortesë e vërtetë bullgare - Kolegji i Muzikës "Shtefan Njaga" në Tvërdica

8
Foto: Gergana Mançeva

Qyteti Tvërdica nuk është i vetmi në Moldavi ku jeton një popullsi kompakte bullgare. Banorët këtu flasin kudo bullgarisht, gjithashtu kanë ruajtur edhe traditat e të parëve tanë në një formë autentike. Vendbanimi u shfaq dy shekuj më parë, kur gjatë luftës ruso-turke të viteve 1828-1829, aty u vendosën refugjatë nga qyteti bullgar Tvërdica /Novozagorsko/. Qyteti ndodhet në Moldavi vetëm 3 km nga kufiri me Ukrainën. Në vitin 1996, Bullgaria dhe Moldavia nënshkruan një marrëveshje për themelimin e një dege të Kolegjit Muzikor "Shtefan Njaga" në Tvarditsa (që atëherë ka qenë fshat). Dhe sot ajo është e vetmja shkollë muzikore për valle popullore bullgare dhe instrumente muzikore tradicionale jashtë vendit  tonë.

Jo më kot u zgjodh pikërisht ky vend për institucionin arsimor të specializuar. “Studentët e kolegjit janë fëmijë me origjinë bullgare, me vetëdije bullgare dhe të rritur në frymën e traditave familjare bullgare” - thotë drejtuesja e tij, Alla Kara. Sipas saj, vetëdija përcakton dashurinë e adoleshentëve për folklorin, gjuhën, letërsinë dhe traditat e Bullgarisë.

Alla Kara

“Ne si filial kolegji na lejohen shumë pak vende të lira pranimi dhe çdo vit ato pakësohen. Tani jemi 22 veta të cilët po mundohemi të ruajmë atë që kemi arritur - shpjegon Alla Kara për Radio Bullgarinë. - Fëmijët te ne aplikojnë pas klasës së 9-të. Para kësaj, ata nuk kanë studiuar më parë tambura, gëdullka apo ndonjë instrument tjetër tradicional. Po, kemi ende grupe kërcimesh ku koreografët mund të shfaqin talentin e tyre, por për sa i përket shfaqeve me instrumente muzikore, ato janë më të vështira për t’u realizuar. Ja, tani kishim një koncert në Silistra dhe në Sofje, ku morën pjesë nxënës të vitit të dytë dhe të tretë, mësuesit tanë i ndihmojnë, sepse ne duhet t'i stimulojmë fëmijët, ata duhet të vazhdojnë të mësojnë. Na gëzon fakti që në vitin e 4-të ata bëhen profesionistë të vërtetë. Mësuesit që punojnë me ne bëjnë mrekulli. Ata përzgjidhen me konkurs të posaçëm dhe Ministria e Arsimit zgjedh më të mirët.”

Ministria e Arsimit në Bullgari dërgon çdo vit katër mësues të fushave të ndryshme, në mënyrë që banorët e qytetit moldav të dëgjojnë më shpesh gjuhën letrare bullgare dhe të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me vendlindjen stërgjyshore. Popullsia e Tvërdicës aktualisht është rreth 6 mijë njerëz. "Njerëzit edhe sot e kësaj dite respektojnë traditat dhe ruajnë me fanatizëm sistemin e tyre të vlerave bullgare" - thotë Alla Kara.

“Festohen të gjitha festat bullgare, respektohen të gjitha ritet e kishës ortodokse. Edhe sot e kësaj dite, gratë e moshuara vishen me kostum tradicional bullgar për të shkuar në kishë, të rejat më rrallë, por pavarësisht gjithçkaje, tradita respektohet. Ne jemi një popullsi kompakte bullgare dhe tradita dhe gjuha janë trashëguar në familje. Gjuha bullgare dëgjohet gjithandej”.

Një nga të diplomuarit e kolegjit në qytetin e Tvërdicës është Petër Paskallov. Ai ishte në Sofje gjatë vizitës së trupës koreografike të kolegjit "Shtefan Njaga", e cila mbajti koncerte në Sofje dhe Silistra me titullin "Bullgaria është përgjithmonë brenda nesh".

“Ne interpretojmë valle popullore autentike dhe të përpunuara, koreografi ynë është Valentin Vasilev. Këtu /në Tvërdica/ ka një folklor të ruajtur që e kanë sjellë emigrantët nga Bullgaria, paraardhësit tanë. Mua personalisht më pëlqejnë shumë vallet bullgare. Në Bullgari ndihem si në shtëpinë time, sikur të isha në Moldavi, kam një ndjenjë të mirë kur jam mes bullgarëve. Në lidhje me të ardhmen time - dua të hyj në Akademinë Sportive në Sofje, sepse kam kohë që bëj stërvitje volejbolli. Dhe shpresoj që Akademia Bullgare të më japë arsimin më të mirë. Koreografia do të mbetet një hobi - tregon Petër Paskallov pa i fshehur ëndrrat e tij.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Kolegji i Muzikës "Shtefan Njaga", Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD