Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një objekt i dyshimtë lundrues alarmoi Forcat Ushtarako-Detare në Varna

Foto: Facebook/BulgarianNavy

Lundrimi në zonën e Varnës u pezullua për pak kohë pasi u raportua për një minë të dyshuar. Objekti i dyshimtë është pikasur 400 metra larg bregut, në veri të grykëderdhjes së lumit Kamçija dhe ka alarmuar Forcat Ushtarako-Detare në Varna. Një helikopter u dërgua në vendngjarje dhe ekuipazhi i tij njohu një tub plastik të ankoruar që zakonisht shënon fillimin dhe fundin e një rrjete peshkimi. Transporti normal u rivendos menjëherë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 shtatorin 2024

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet juglindore do të jenë intensive. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 16°, në Sofje..

botuar më 24-09-19 7.35.MD

Fluksi i migracionit përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71%

Fluksi i migrantëve të paligjshëm përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71% në tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Këto të dhëna i prezantoi drejtori i Policisë Kufitare, Anton Zllatanov, në një takim të..

botuar më 24-09-19 5.12.MD

Deputetët hodhën poshtë lehtësimin e kushteve për referendum

Kuvendi Popullor e hodhi poshtë propozimin e “Ka një popull të tillë” për lehtësimin e kushteve për mbajtjen e referendumeve me ndryshimet në Ligjin për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në pushtetin shtetëror dhe në vetëqeverisjen lokale...

botuar më 24-09-19 3.42.MD