Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetin Vraca kanë brumosur një kulaç Pashke 100 metra të gjatë

Foto: Bashkia e Vracës

Banorët e Vraçës festojnë Pashkët në sheshin e qytetit të dekoruar posaçërisht për festën e Pashkëve, ku të gjithë mund të marrin një pjesë prej kulaçit të Pashkës 100 metra të gjatë dhe të shijojnë një koncert folklorik. Para kësaj, shumë prej tyre mirëpritën Ngjalljen e Krishtit në shërbesat e mbrëmjes në kishat e qytetit.

Mitropoliti i Vraçës Grigori i shpërndau sot një ikonë të vogël dhe një vezë të kuqe secilit prej të pranishmëve në Ngjalljen e Dytë në kishë dhe u bëri thirrje: “Të mos ndalemi së luturi për paqen në botë dhe për zbutjen e zemrave të atyre nga të cilët varet rivendosja e saj”. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..

botuar më 25-03-26 7.35.MD

Deputetët miratuan blerjen e raketave antitank “Javelin”

Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...

botuar më 25-03-26 6.06.MD
Ministri Georgi Georgiev

Ministri i Drejtësisë i shpalli luftë mafies së pronave

“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..

botuar më 25-03-26 4.19.MD