Lulja që haset vetëm në vendet shkëmbore gëlqerore në pjesët perëndimore të Parkut Natyror “Stranxha”, Pashkët e Turrilit (Veronica turrilliana Stoj. et Stef.) u çel në ditët para Pashkëve, njoftoi BNR Burgas. Kjo specie endemike e malit Stranxha me petla vjollcë-blu me një unazë të verdhë të lehtë në mes u zbulua për shkencën nga botanistët bullgarë Nikollaj Stojanov dhe Boris Stefanov në vitin 1923 dhe u emërua sipas botanistit anglez William Turrill.
Lulja është e përfshirë në Librin e Kuq të Bullgarisë dhe si specie e rrezikuar në Evropë në listat e IUCN (Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), theksojnë nga Parku Natyror “Stranxha”.
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..
57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek..
Gati 40 vjet më parë, bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u përqendruan në disa qytete. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe me rritjen e diasporës bullgare, bashkësitë tona kishtare filluan të..
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të..