Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të shpërndara të larta, por nga perëndimi do të fillojë të trashet. Do të fryjë erë e lehtë nga jug-juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.
Të premten do të vazhdojë rritja e vranësirave nga perëndimi rreth dhe pas mesditës në Bullgarinë Perëndimore, në mbrëmje në atë qendrore, ndërsa natën duke u gdhirë e shtuna edhe në atë lindore do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 20° dhe 25°, vende-vende në rajonet perëndimore dhe përgjatë Detit të Zi pak më të ulëta, në Sofje - rreth 21°.
Edhe në zonat malore vranësirat nga perëndimi do të rriten me shpejtësi dhe pas mesditës dhe mbrëmjes do të ketë reshje shiu dhe mbi rreth 2000 metra borë. Erë e fortë jugperëndimore do të fryjë në zonat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 12°, në 2000 metra - rreth 4°.
Mbi Detin e Zi do të ketë vranësira të shpërndara, të cilat në mbrëmje do të shtohen, por do të mbeten pa reshje. Do të fryjë erë kryesisht mesatare jugore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13° në bregdetin verior deri në 18°-19° në bregdetin jugor. Temperatura e ujit të detit është 9°-10°.
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..