Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“KBC Groep” belg u bë bankieri më i madh në Bullgari

Foto: newsroom.kbc.com

Banka e Bashkuar Bullgare dhe "KBC Bank Bullgaria" u bashkuan zyrtarisht pasi në Regjistrin Tregtar u regjistrua bashkimi i “KBC Groep” me Bankën e Bashkuar. Kjo ndodhi pas lejes së Bankës Qendrore Evropiane /BQE/ dhe Bankës Popullore Bullgare /BNB/. Në verën e vitit 2022, “KBC Groep” i Belgjikës bleu biznesin e “Raiffeisen Bank International” në Bullgari për mbi 1 miliard euro dhe banka u quajt përkohësisht “KBC Bank Bullgaria”.

Sipas BNB, grupi i ri bankar Banka e Bashkuar Bullgare bëhet lider në Bullgari për sa u përket aktiveve dhe pjesës së tregut prej 19.3%. Së bashku me filialet e saj në sektorët e sigurimeve, leasing-ut, sigurimit pensional, menaxhimit të aseteve dhe faktoringut, ajo u shërben më shumë se 2.4 milionë klientëve në vend.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD