Në shërbesat në kishat ortodokse në Bullgari, ka një këndim që bëhet vetëm një herë në vit. Vetëm të Premten e Madhenë kisha tingëllon “Vajtimi i varrit”. Ky është një shërbim hyjnor që lidhet me kryqëzimin dhe është një "rrëfim" i shkurtër i pasioneve të Krishtit (vuajtjet e Jezu Krishtit) dhe vdekjes së Jezusit në kryq.
Këndimi ka një melodi specifike dhe origjinale që ka arritur tek ne e pandryshuar nga kohërat e lashta. Mbi bazën e kësaj vepre, një nga mjeshtrit e gjeneratës së parë të kompozitorëve bullgarë, Dobri Hristov (1875-1941), krijoi një vepër unike polifonike që tingëllon në kisha edhe sot e kësaj dite. Në këtë mënyrë, sakramenti i kryqëzimit dhe vdekjes në kryq transmetohet si një mesazh për laikët. Ky moment i shenjtë është shumë prekës dhe shumë i trishtuar dhe të bën të rimendosh jetën. Brenda afro 40 minutave, sa kohë që vazhdon këndimi “Vajtimi i varrit” i përbërë prej tri këngësh të veçanta, shërbimi na tregon për dhimbjet dhe vuajtjet e Krishtit për të shlyer mëkatet e njerëzimit dhe më pas për t'u ringjallur. Për këtë shkak, këngët nuk tingëllojnë aq si një vajtim, por si një lavdërim i veprave të Krishtit, i fitores mbi vdekjen dhe si një pritje e Ringjalljes së ardhshme.
Ju ofrojmë "Vajtimi i varrit" të interpretuar nga grupi vokal mashkullor "Svetogllas". Versioni i tyre është më i shkurtër se ai në kishë, por rikrijon mesazhin kryesor të së Premtes së Madhe. Muzika është e Dobri Hristov - artistit që ka kontribuar më së shumti në zhvillimin e muzikës ortodokse lindore në vendin tonë. Ai ka studiuar për kompozim në klasën e Antonin Dvořák në Pragë dhe ka punuar pothuajse gjatë gjithë jetës së tij për krijimin dhe zhvillimin e kulturës korale në Bullgari, vuri në dukje dirigjentja e shquar korale Prof. Teodora Pavlloviç në një përmbledhje të albumit "Svetogllas". Sipas saj, është një fakt emocionues që shfaqja e “Vajtimit të Varrit” nga formacioni është realizuar sipas dorëshkrimeve të autorit që ruhen në Kishën Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje.
Foto: BGNES
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e..