Këtë fundjavë ansambli bullgar i vajzave fitoi një medalje të artë në garën e gjithanshme në turneun ndërkombëtar të gjimnastikës ritmike Sofia Cup në Sofje.
Andrea Ivanova, Eva Emillova, Cvetejoana Pejçeva, Krasimira Ivanova, Gabriella Peeva dhe Vanesa Emillova arritën të ruajnë vendin e parë pasi grumbulluan gjithsej 58.850 pikë nga dy paraqitjet e tyre. Në ditën e dytë, vajzat nuk e duruan dot presionin dhe gabuan në paraqitjen e kombinimit me pesë topa, por rezultati prej 29 mijë pikësh u ishte i mjaftueshëm për të fituar medaljen e artë. Pas tyre janë garuesit nga Gjermania, Spanja dhe Kazakistani.Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit..