Në Ruse u hodh fillimi i linjës së parë hekurudhore në Bullgari, që lidh qytetin me kryeqytetin e sotëm detar, Varnën. Në vitin 1866, kur trenat lëviznin përgjatë lumit Danub, u krijua një punishte për riparim, e cila u shndërrua shpejt në një ndërmarrje të madhe me mijëra punëtorë dhe me rëndësi të madhe për qytetin. Nuk ka pothuajse asnjë familje në Ruse që nuk është e lidhur në një farë mënyre me fabrikën e lokomotivave dhe vagonëve në qytet.
Pas vitesh harrimi, një investitor bën përpjekje për ta rimëkëmbur fabrikën, e cila e ndërpreu aktivitetin në vitin 2013. “Pas një dekade prishjeje, 50 ndërtesat në kantier janë në gjendje kritike, së bashku me 10 kilometra rrugë hekurudhore të pashfrytëzuara. E gjithë kjo gjendet në 178 hektarë”, thotë Pllamen Shopov – pronar i kompanisë së re “Uzina për Lokomotiva dhe Vagonë”. Puna për restaurimin e saj ka filluar që nga fundi i vitit 2020 dhe tashmë është bërë jo pak. Salla e kontrollit teknik dhe e riparimeve të lokomotivave është pajisur me instrumentet e nevojshme, dhe do të hapet sërish gjatë këtij prilli. Linjat hekurudhore industriale janë restauruar, janë gati për funksionim dhe tashmë po presin vagonët e parë që duhet të riparohen. Fillimisht aty do të punojnë rreth 30 persona, 150 të tjerë do të punësohen pas hapjes së punishtes së vagonëve, por që të fillojë prodhimi do të nevojiten rreth 500 punëtorë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / Express Service - Bulgarian Locomotives
Rënie të çmimit të gazit natyror në muajt e ardhshëm për shkak të rënies së çmimeve në tregjet botërore – këtë e parashikoi para Televizionit Kombëtar Bulgar (BNT), kryetari i Komisionit të Rregullimit të Energjisë dhe Ujit, Pllamen Mlladenovski...
Për herë të parë, Bullgaria prezantohet me një stendë kombëtare në ekspozitën e mobilieve dhe interierit Salone del Mobile 2025. Forumi zhvillohet nga 8 deri më 13 prill në Milano, Itali. Janë tetë kompani pjesëmarrëse që do të përfaqësojnë cilësinë e..
Papunësia në Bullgari është nën 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave nga marsi, të cituara dhe të përmbledhura nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars 2025 numri i shpalljeve për punë në Bullgari është rritur..