Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë në Plovdiv prezanton magjinë në kulturën popullore bullgare

10
Foto: ethnograph.info

Magjia është e ndërthurur ngushtë me botëkuptimin dhe jetën e bullgarëve të vjetër. Ka rituale të shumta që synojnë sigurimin e pjellorisë, largimin e sëmundjeve dhe tërheqjen e dashurisë. Cilat ishin besimet e popullit tonë? Cilat personazhe dhe objekte luajtën një rol të rëndësishëm në jetën e tij të përditshme? Në këtë botë misterioze dhe enigmatike na zhyt një ekspozitë në Muzeun Rajonal Etnografik në Plovdiv.

“Ekspozita “Lidh dhe gërshetoj fijet, gëzimin dhe trishtimin e ndërthur” i kushtohet magjisë dhe enigmës në kulturën popullore bullgare - shpjegon Biljana Popova në një intervistë me Desisllava Semkovska nga Radio Bullgaria. - Titulli, të cilin e zgjodhëm, nuk është i rastësishëm. Ai lidhet me idenë e fijeve të jetës njerëzore dhe të fatit njerëzor. Gjithmonë ka të paktën dy fije - e mira dhe e keqja, jeta dhe vdekja, gëzimi dhe pikëllimi, magjia e dobishme dhe e dëmshme.”

Magjia është një grup veprimesh dhe ritualesh të kryera me besimin se me mjete dhe mënyra të caktuara një person është në gjendje të ndikojë te njerëzit, kafshët, bimët. Bullgarët i njihnin mirë fytyrat e saj të ndryshme:

Magjia shëruese ka të bëjë me parandalimin e rrezikut të sëmundjes ose me largimin e sëmundjes. Magjia ekonomike ishte e një rëndësie të madhe dhe synonte të siguronte rezultatin më të favorshëm të çdo veprimtarie ekonomike të komunitetit. Magjia meteorologjike përpiqet të ndikojë në elementet natyrore - thotë Biljana Popova. - Dhe për magjinë e dashurisë, vajza shpesh i drejtohej ndihmës së një magjistare, me besimin se pas marrjes së barnave të veçanta ose spërkatjes së rrobave të djalit me ujë të magjepsur, ai do të lërë të dashurën e tij dhe do të dashurohet me të.


Personazhet më të rëndësishme të prezantuara në ekspozitë janë magjistarja dhe herbalistja. Populli ynë besonte se magjistaret ishin gra me status fiziologjik ose social të ndryshëm nga ai i pranuar përgjithësisht - gra të moshuara, gra pa fëmijë, gra të pamartuara, të veja. Dhe zakonisht këto gra ndryshojnë në atë që kanë një mbresë të shëmtuar në fytyrën e tyre, shikimi i tyre është shpues, hunda e tyre është e gjatë dhe e shtrembër.

“Çdo shtrigë ka sendet e veta magjike. Zakonisht këto janë briri i një kafshe, një degë e një bime, një filxhan, një pendë e zezë e një zogu. Ajo bën magji të dëmshme mbi një zjarr të shkretë dhe të braktisur dhe ka fuqinë që pa prekur njeriun ta dëmtojë atë nëpërmjet disa veprimeve magjike” - thotë bashkëbiseduesja.


Herbalistja është një grua që njeh fuqinë sekrete të barërave dhe bimëve dhe kështu i ndihmon njerëzit me magjinë e saj të dobishme. Në ritualet e saj, ajo shfrytëzon një pendë të bardhë pule, një kockë të vjetër kafshe, një kërcell thekre, gërshërë, një brisk, kripë, qymyr, guralecë të sjellë nga Varri i Shenjtë. Dhe, sigurisht, ajo i di më së miri mesazhet e fshehura të bimëve që mbledh në ditë dhe orë të përcaktuara saktësisht të ditës dhe të natës.

Të shumta janë vendet magjike në shtëpinë e bullgarëve të vjetër. Pragu është një vend i shenjtë që shënon kalimin nga një moment i jetës në tjetrin. Edhe vatra është vend i shenjtë dhe rreth saj nuk bëhen magji. Degët e bimëve me gjemba vendosen në oxhak si masë paraprake kundër së keqes.

“Nga sendet magjike në ekspozitë prezantojmë edhe rrobat dhe stolitë, sendet mbrojtëse - apotrope - amulete, hajmali dhe nuska, si dhe sende magjike nga jeta e njerëzve - vazhdon Biljana Popova. - Nga veshjet e vashave, më apotropaike janë këmisha e qëndisur, përparësja dhe shamia. Poturet janë një simbol i burrit. Nga stolitë funksionin më të fortë mbrojtës e kanë paftat, sepse mbrojnë nënën e ardhshme dhe fëmijën e saj të ardhshëm. Sendet shtëpiake që kanë edhe funksion magjik janë luga – simbol i mirëqenies dhe ngopjes, furka, zinxhiri i vatrës. Qëndisja është gjithashtu një simbol mbrojtës kundër syve të këqijdhe njerëzve të ligë. Dhe një nga shenjat magjike më të zakonshme dhe më të përhapura është verorja, e cila mbron njeriun dhe kafshët shtëpiake nga çdo gjë e lig dhe qeniet demonike.

Shikoni më shumë:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: ethnograph.info 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD