Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare

Foto: BGNES

GERB-SDS fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 669 924 vota dhe mori 69 vende në Legjislaturën e 49-të Kuvendit Popullor. Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" me 621 069 vota do të ketë 64 deputetë, ndërsa partia "Vëzrazhdane" me 358 174 vota - 37. Me një deputet më pak, "Lëvizja për të Drejta dhe Liri" (DPS) do të ketë 36 pas marrjes së 347. 700 votave. “BSP për Bullgarinë” me 225 914 vota do të përfaqësohet nga 23 deputetë. Me 103 971 persona, “Ka një popull të tillë” (ITN) kalon pragun prej 4 për qind për të hyrë në Kuvendin Popullor dhe do të përfaqësohet nga 11 përfaqësues të zgjedhur. 109 095 persona zgjodhën opsionin “Unë nuk mbështes askënd”.

Kjo është ndarja e mandateve të shpallura me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 2 prill, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ/ disa minuta para mesnate dhe skadimit të afatit për këtë.

KQZ miratoi listën e deputetëve të zgjedhur në 2 qarqe shumëmandate. Brenda datës 7 prill ata duhet të tregojnë me shkrim nga cili qark do të hyjnë në parlament. Brenda datës 9 prill KQZ do të shpallë edhe listën e deputetëve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Gjurmët e gishtave të të huajve që vijnë do të merren në Turqi Autoritetet turke planifikojnë të marrin gjurmë gishtash të të huajve që mbërrijnë në vend. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Ali Jerlikaja për gazetën proqeveritare..

botuar më 24-08-17 9.55.PD
Ali Ahmeti dhe Angell Angellov

Ali Ahmeti dhe ambasadori Angell Angellov u takuan në Shkup

Ali Ahmeti, kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, foli më 16 prill me ambasadorin bullgar në Shkup, Angell Angellov, njoftoi BGNES. Në takim, Ahmeti tha se deklaratat e kryeministrit..

botuar më 24-08-16 3.54.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia ka shpallur luftë tatimore për mallrat e lira nga jashtë Turqia ka vendosur të rrisë ndjeshëm taksat për mallrat e blera jashtë vendit. Kufiri pa taksa për mallrat e blera jashtë vendit është ulur nga 150 në 30 euro (1098.87 TL)...

botuar më 24-08-10 6.05.PD