Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kina po vendos nëse do të mbështesë paqen apo luftën në Ukrainë

Jens Stoltenberg
Foto: EPA/BGNES

Nëse Kina i jep Rusisë armë vdekjeprurëse, do të jetë një gabim historik me pasoja të thella. Rreth këtij mesazhi janë bashkuar ministrat e jashtëm të NATO-s, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, pas takimit dyditor të ministrave të paktit. Stoltenberg përsëriti se në këtë fazë nuk ka asnjë provë për furnizime me armë vdekjeprurëse për Rusinë nga Kina, por shtoi se NATO po monitoron veprimet e vendit nga shumë afër.

Para takimit me presidentin kinez Xi Jinping, presidenti francez Emmanuel Macron u tha mediave në ambasadën franceze në Pekin se çdo vend që ofron ndihmë për Rusinë në luftën kundër Ukrainës bëhet aleat në agresion dhe shkelës i ligjit ndërkombëtar, dhe kjo nuk është në interes të Kinës. "Lufta e zgjatur nuk është as në interesin e Kinës," shtoi Macron, raportoi AFP.

Në lidhje me deklaratën e përbashkët të 21 marsit të liderëve të Rusisë dhe Kinës në Moskë, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, për "miqësinë e pakufishme", ambasadori i Kinës në BE, Fu Cong, sqaroi se Kina nuk e mbështet luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe nuk i jep armë palës ruse, theksohet në një analizë të Institutit për Studimin e Luftës - ISW.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD