Sot, ditën e martë, sërish afro 50 shkolla në Sofje morën email me kërcënime për bombë. MPB rikujtoi se nga 31 marsi, pas një serie ditësh me kërcënime me bombë në shkolla, ka një procedurë të re për veprim në situata të ngjashme, të përcaktuar nga ministri i punëve të brendshme dhe zëvendëskryeministri Ivan Demerxhiev. Vendimin për lirimin e nxënësve nuk e marrin drejtorët e shkollave, por Ministria e Punëve të Brendshme, sqaroi kryekomisari Petër Todorov. Drejtorët e shkollave të cilët e pezullojnë mësimin me vendim të vet pas një telefonate për bombë do të mbajnë përgjegjësi administrative. Mëngjesin e sotëm u vlerësua se ky është një tjetër sulm hibrid që nuk përbën absolutisht asnjë rrezik për fëmijët në shkolla.
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..