Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të problemeve të ndryshme disa nga makinat e votimit në Bullgari janë jashtë funksionit

Foto: BGNES

Makineritë me probleme të ndryshme teknike që imponuan kalimin në votim në letër u rritën me 65. Gjithashtu, në afro 1000 seksione, dje nuk u krye testi për t’u lidhur me platformën e vëzhgimit me video, gjë për të cilën Ministria e Qeverisjes  Elektronike informoi KQZ-në në një letër.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i zgjedhësve që votuan deri në këtë moment në të gjithë vendin është pak mbi 591 mijë. Deri në orën 11:00 për tri rajonet zgjedhore shumëmandate të Sofjes - 23 dhe 24, dhe 25 - pjesëmarrja ishte përkatësisht 8.33%; 6.75% dhe 8.95%.

Në Kërxhali aktiviteti zgjedhor është 6.45%, në Vidin – 12.8%, dhe në Silistra – 10.7%.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 prillin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..

botuar më 25-04-22 7.35.MD

KE-ja do të shqyrtojë ndryshimet e kërkuara nga Bullgaria në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...

botuar më 25-04-22 6.51.MD
Ministri Gucanov

Pagat në sektorin buxhetor nuk mund të rriten më shumë se 5%

Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..

botuar më 25-04-22 6.06.MD