Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka alarme për bomba në 24 orët e fundit

Foto: BGNES

Në 24 orët e fundit nuk ka kërcënime për shpërthime, bëri të ditur ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev. Dje për alarme falëse në Plovdiv u arrestuan dy djem 15-vjeçarë dhe një burrë 23-vjeçar me dosje penale.

Një ditë më parë, falë Drejtorisë së Sigurisë Kibernetike, në Sofje u kapën dy 17-vjeçarë dhe 3 të mitur të tjerë në vend. Deri më tani u arrestuan gjithsej tetë persona.

Demerxhiev shtoi se për shkelje të të drejtave zgjedhore të qytetarëve u iniciuarn 133 procedura paraprake dhe paraburgosën 114 persona. Sipas ministrit zyrtar, tentativat për të manipuluar votën u rritën, për procedurat paraprake rritja është 100 për qind, ndërsa për të paraburgosurit 50 për qind.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bienale ndërkombëtare me akuarel mbledh artistë nga 7 vende në Sofje

Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..

botuar më 24-10-02 6.25.PD

Parashikimi i motit për 2 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..

botuar më 24-10-01 6.20.MD

Airbus-i qeveritar evakuoi 60 bullgarë të tjerë nga Bejruti

Grupi i dytë prej 60 bullgarësh që donin të largoheshin nga Libani fluturuan nga Bejruti për në Sofje me Airbusin qeveritar. Avioni pritet të zbresë në Sofje pas orës 19:00. 89 bashkatdhetarë tanët dhe anëtarë të familjeve të tyre janë transportuar..

botuar më 24-10-01 6.03.MD