Bullgaria mori motorin e parë për MiG 29 sipas marrëveshjes së saj me Poloninë. Këtë e bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes. Motori pritej në fund të janarit si pjesë e një marrëveshjeje me Poloninë për të furnizuar dy për MiG-29. Para disa ditësh, ushtruesi i detyrës së ministrit të mbrojtjes, Dimitar Stojanov, tha se për të dytën është afër nënshkrimit të kontratës. Ministria tashmë ka shpallur një prokurim publik për blerjen e 6 motorëve, pritet një prokurim i ri publik për 6 motorë të tjerë. 2023 duhej të ishte viti i fundit në të cilin MiG-29 do të përdorej për mbrojtjen tonë ajrore, por Ministria lejoi zgjatjen e resursit të tyre dhe ata do të fluturojnë të paktën deri në vitin 2025. Atëherë priten aeroplanët e parë amerikanë F-16, dorëzimi i të cilëve u vonua për shkak të Covid-19. Pilotë, inxhinierë, teknikë që sigurojnë aviacionin luftarak shprehën shqetësimin e tyre ditë më parë për thirrjet për lëshimin e pajisjeve ushtarake.
Përktheu dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..