Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kremlini qortoi Bullgarinë dhe Republikën Çeke për riparimin e helikopterëve rusë për ushtrinë ukrainase

Foto: avionams.com

"Riparimi dhe modernizimi i helikopterëve rusë me qëllim të transferimit të tyre të mëvonshëm në Ukrainë është një shkelje e rëndë e detyrimeve ndërkombëtare të Bullgarisë dhe Republikës Çeke." Ky qëndrim u njoftua nga Shërbimi Federal Rus për Bashkëpunim Teknik Ushtarak, cituar nga TASS. Institucioni pretendon se kompanitë shtetërore bullgare "Avionams" dhe "Terem-Letec" dhe ajo çeka "Lom Praga" po vazhdojnë të riparojnë dhe modernizojnë helikopterët luftarakë të prodhuar në BRSS dhe Rusi, dhe të dërgojnë një pjesë të makinerive në Ukrainë. Agjencia kujton se në korrik Rusia ka pezulluar licencat e tre ndërmarrjeve për shkak të veprimeve armiqësore të Sofjes dhe Pragës, dhe ato nuk lejohen të kryejnë aktivitete në lidhje me mirëmbajtjen ose riparimin e helikopterëve rusë.

Të paktën gjashtë raketa ruse goditën qytetin ukrainas të Harkov mbrëmë, njoftoi guvernatori rajonal Oleg Sinegubov. Nuk dihet ende nëse ka viktima. Ka pasur viktima në sulmet në rajonin Sumska. Rusia ka përdorur sulme me raketa dhe dron kundër një sërë objektivash në Ukrainë për muaj të tërë në një përpjekje për të çaktivizuar infrastrukturën kritike, raportoi Reuters. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se trupat e saj zmbrapsën disa sulme ruse të kryera njëkohësisht në pika të ndryshme në frontin lindor.

Në ditën e 400-të të luftës, presidenti Volodimir Zelenski shprehu besimin se fitorja mbi pushtuesit rusë është vetëm çështje kohe.

Përktheu dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata Kushtetuese urdhëroi një rinumërim të ri të fletave të votimit

Gjykata Kushtetuese urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë votat e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe të njoftojë nëse nevojiten ndryshime në përbërjen e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Në varësi të rezultateve,..

botuar më 25-02-27 8.57.PD

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD
Tomisllav Donçev

Bullgaria do të përpiqet të shpëtojë një pjesë të pagesës së dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes

Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..

botuar më 25-02-26 6.48.MD