Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kapanët e rinj – të rinj bullgarë dhe të ardhur nga vende të tjera zbulojnë fshatin Sadina

Foto: BGNES

Fshati Sadina ndodhet në pjesën verilindore të Bullgarisë në rajonin e Razgradit. Këtu jeton një komunitet i vogël përfaqësuesish dinjitoz të grupit etnik të kapanëve, të cilët supozohet se janë pasardhës të drejtpërdrejtë të bullgarëve të lashtë. Edhe sot e kësaj dite, kapanët e perceptojnë veten si popullsia më e vjetër dhe më e pastër në trojet tona. Prandaj, vendasit ruajnë me zell traditat e tyre që lidhen me jetën, festat, kuzhinën, njerëzit dhe kostumet e bukura.

Në të kaluarën Sadina kishte më shumë se 4 mijë banorë. Sot këtu jetojnë 760 njerëz. Jetesa e tyre bazohet mbi bujqësinë. Në fshat rritet hudhra e famshme e Sadinës. Njerëzit aty kultivojnë gjithashtu luleshtrydhe, manaferra dhe merren me bletari. Por vitet e fundit, gjithnjë e më shumë mbështeten mbi një mënyrë jetese të re – turizmin rural dhe kulturor. Mysafirët nga vendi dhe jashtë vendit janë të magjepsur nga traditat dhe mënyra e jetesës në fshat.

“Në Sadinë, dita e Todorovit është bërë më e pëlqyera për të gjithë, madje dhe për qytetet përreth. Kjo është një ditë në të cilën nderojmë bishtin e kalit dhe Panairin e Kapanit “Rrënjë e fortë, shpirt i gjallë”, që realizohet çdo vit. Me anë të tij përpiqemi të tërheqim shumë turistë, të tregojmë mënyrën e jetesës, kulturën dhe kuzhinën e kapanëve” - thotë kryetarja Hriska Todorova në një intervistë për Denica Kolevën nga BNR-Shumen.


Sot, Sadina është një fshat ndërkombëtar. Këtu dëgjohet shpesh të flitet në gjuhë të huaja. Në fshat ka të ardhur të huaj - pronarë të lumtur të shtëpive dhe tokave. Ata prej vitesh jetojnë të qetë, në harmoni të plotë me komunitetin vendas. Turistët vijnë gjithashtu për t'u shkëputur nga kaosi i jetës së qytetit, të tërhequr nga bota shumëngjyrëshe e aty:

Dhjetë vjet më parë filloi blerja e shtëpive në Sadinë. Një familje u vendosur përfundimisht këtu me biznesin e vet, - thotë Hriska Todorova. - Ata janë belgë, kanë hapur një restorant. Ndërsa kapanët me gatishmëri u japin dorën të huajve të ardhur. Në vitin 2020, kjo familje u martua në Sadinë. Tani presim një familje të re nga Belgjika e gatshme të martohet këtu. Shumica e të huajve që kanë blerë shtëpi i përdorin ato për turizëm”.

Hriska Todorova (djathtas)

Me ardhjen e të huajve fshati mori jetë. Familja belge, e cila u vendos për herë të parë këtu vite më parë, hapi një restorantpër kuzhinën belge. Kështu, përfaqësuesit e dy grupeve etnike bashkëjetojnë në harmoni, duke pasuruar njëri-tjetrin. “Përveç kësaj, ata e reklamojnë Sadinën edhe me restorantin edhe me stilin e tyre të jetesës, duke tërhequr shumë belgë që blejnë shtëpi te ne” - thotë Hriska Todorova dhe shton:

“Ata i pranojnë traditat tona, i pëlqejnë shumë zakonet tona dhe kostumet. Ne ipresim gjithmonë me buqetë kapane, e cila është kundër syrit të keq dhe pjesë e veshjes së kapanëve.''

Përveç fjalëve në gjuhë të huaj, në Sadinë po dëgjohen gjithnjë e më shumë ... të qeshurat e fëmijëve – familje të reja nga qytetet fqinje lëvizin këtu, së bashku me fëmijët e tyre, në kërkim të paqes në harmoni me natyrën dhe një mënyrë jetese të shëndetshme:

“Më gëzon fakti që bullgarët nga qytetet fqinje si Ruse, Razgrad, Popovo, filluan të kërkonin strehim në Sadinë. Përveç natyrës, ata pëlqejnë mikpritjen dhe kulturën ekapanëve. Ndërsa të rinjtë në Sadinë filluan në mënyrë aktive të kujdesen për vendin ku jetojnë - të përmirësojnë këndet e lojërave për fëmijë, terrenet sportive etj.”, tha në përfundim Hriska Todorova.

Më tepër materiale mbi të ardhurit në vendin tonë mund të gjeni këtu:

Autore: Veneta Nikollova /bazuar në intervistën e Denica Kolevës nga BNR - Shumen/

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BGNES, Facebook




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Silvia Basile

Vota jashtë shtetit kundër sistemit dhe si votoi për herë të parë 18-vjeçarja Silvia

Pjesëmarrja dramatike e ulët e votuesve dhe vota e protestës është një prirje që po thellohet mes bullgarëve jashtë vendit, thonë sociologët. Duke gjykuar nga zgjedhjet e parakohshme të fundit, profili i votuesit tonë jashtë vendit është i..

botuar më 24-06-17 7.15.PD

Studime për frankofonët në nivel botëror ofrojnë Universiteti i Teknologjisë dhe ai i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje

Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në mbarë botën. Prandaj mësuesit thonë me krenari se mes të diplomuarve nuk ka asnjë të papunë...

botuar më 24-06-16 9.20.PD
Teodor Stojçev

Pas zgjedhjeve: Surpriza dhe një verë e nxehtë për Parlamentin e ri Evropian

Partia Popullore Evropiane rriti vendet e saj në krahasim me votimin për Parlamentin e mëparshëm Evropian në 2019 me gjithsej 186 deputetë. Ndërkohë, socialistët dhe demokratët pësojnë rënie me disa mandate nga zgjedhjet e mëparshme dhe do të kenë 135..

botuar më 24-06-14 12.55.MD