“Bullgaria nuk do të dërgojë një kontigjent ushtarak në Ukrainë. Asnjë ushtar bullgar nuk do të shkelë atje derisa qeveria e përkohshme të jetë në pushtet.” Këtë e deklaroi në Universitetin Ushtarak Kombëtar në Veliko Tërnovo ushtruesi i detyrës së ministrit të mbrojtjes Dimitër Stojanov. Ai siguroi se nuk po vazhdon asnjë proces mobilizimi, po bëhen verifikimet vjetore, të cilat mbahen çdo vit në rrethet ushtarake. Stojanov tha gjithashtu se Bullgaria do të ketë një oficer shtabi në Bruksel, oficerë shtabi në Poloni dhe deri në 50 personel ushtarak, nëse do të jetë e nevojshme për të marrë pjesë në misionin stërvitor evropian në Poloni dhe gjithashtu në Gjermani.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..