Pritet nënshkrimi përfundimtar i të ashtuquajturës kontratë "feed", ose kontatratë inxhinierike, me kompaninë bërthamore amerikane "Westinghouse", për ndërtimin e dy njësive bërthamore duke përdorur teknologjinë AP 1000 në centralin atomik bullgar “Kozlloduj”. Kështu tha zëvendësministri në detyrë i energjisë Elenko Bozhkov në margjinat e një konference në Sofje për zhvillimin e energjisë bërthamore. Komisioni Evropian duhet të miratojë kontratën që do të nënshkruajnë Bullgaria dhe SHBA për ndërtimin e blloqeve të 7-të dhe të 8-të në termocentralin Kozlloduj.
E njëjta kontratë inxhinierike do të nënshkruhet me kompaninë franceze të energjisë "Electricité de France " - EDF për ndërtimin e dy blloqeve nga 1000 megavate secili, duke përdorur pajisjet ekzistuese ruse VVER-1000 në Belene, shtoi Bozhkov.Inflacioni mujor për muajin shkurt në raport me janarin është 0.6%, ndërsa ai vjetor për shkurt 2025 është 0.6%. krahasuar me shkurt 2024 është 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni që nga fillimi i vitit (shkurt 2025..
Në tremujorin e katërt të 2024 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023 kostot totale të punëdhënësve në Bullgari për një orë të punuar nga punonjësit e tyre u rritën me 12.8%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Rritja më e..
Aktualisht, Bullgaria është nga të paktat në BE që përmbush pa kushte të gjitha kriteret nominale për konvergjencë në eurozonë, duke përfshirë edhe kriterin e stabilitetit të çmimeve, me të cilin kemi pasur probleme vitet e fundit. Kështu tha sot, 20..