Tre bullgarë hynë për herë të parë në shpellën “W Le Donne”, e cila ndodhet në masivin Grignja, në provincën Leko të Italisë Veriore. Bëhet fjalë për një sistem shpellor i përbërë nga 18 hyrje.Shpella është pothuajse 30 km e gjatë dhe 1316 m e thellë, me potencial të madh për shtrirjen poshtë. Ekspedita është pjesë e klubit “Pod Rëbë” dhe pjesëmarrësit e saj aktualisht janë duke udhëtuar drejt Bullgarisë. Këta janë Dimitër Genov, Pavlin Dimitrov dhe Cvetan Kosturkov, ndërsa mikpritës i tyre ishte speleologu italian Fabio Bolini, transmetoi Tanja Ivanova - reporterja e sporteve ekstreme e BNR.
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..