Në vendkalimin kufitar “Kapitan Andreevo”, doganierët kanë gjetur dje të padeklaruar mbi një milion e gjysmë euro në një veturë, ku ka pasur dhe një foshnjë 18 muajshe, raporton BGNES. Që nga fillimi i vitit në “Kapitan Andreevo” i janë sekuestruar që nga fillimi i vitit mbi 10 milionë leva valutë dhe ky nuk është rasti i parë që trafikantët përdorin si mbulesë një fëmijë. Vetë shoferi ka deklaruar se paratë janë marrë nga shitja e autobusëve të babait të tij dhe se paratë i ka çuar në Turqi për të blerë një shtëpi, theksoi Maria Kirillova, zëvendësprokurore e Qarkut në Haskovos. Sipas kreut të PKK"Kapitan Andreevo", Georgi Gospodinov, rruga kryesore e valutës është nga drejtimi i Evropës Perëndimore drejt Turqisë dhe paratë janë kryesisht në dollarë, paund britanik dhe euro.
Janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, ka bërë të ditur nënkryetarja dhe zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. Nga fjalët e saj, u bë e..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet. Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen prezantoi portofolet e..
Më 17 shtator shënojmë festën e kryeqytetit tonë Sofja - një qytet me një histori të mbushur me momente të rëndësishme, një qytet që ka qenë gjithmonë në zemër të Bullgarisë. Sofja nuk është vetëm një vend gjeografik - është një simbol i..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..