7 formacione hyjnë në parlamentin e ri, sipas një sondazhi të “Mediana” për qëndrimet e votuesve te data 23 mars. GERB-SDS mbledh 24.7 për qind mbështetje nga ata që thanë se do të votonin. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” është me 23.1 për qind, “Vëzrazhdane” me 14.5 për qind, DPS me 13.2 për qind, BSP – 8.6 për qind. “Ngritja Bullgare” dhe “E majta” e kalojnë barrierën zgjedhore me 4.5 dhe 4.3 për qind.
Pritet të votojnë 2.5 milionë votues. 10 për qind e tyre nuk kanë vendosur nëse do ta votojnë dhe për kë. Votuesit shprehën pritshmëri absolutisht kontradiktore për formimin e qeverisë.
Sondazhi i Agjencisë “Mediana” u realizua në periudhën 17 - 22 mars 2023 me 978 persona nëpërmjet një interviste direkte të standardizuar me fondet e veta.
Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..