Bullgaria përparon me 8 pozicione në renditjen e nivelit të lumturisë tështeteve të ndryshme, të përgatitur me urdhër të OKB-së. Sondazhi mat ndjesinë e kënaqësisë së qytetarëve me jetën, ku treguesit lidhen jo vetëm me produktin e brendshëm bruto dhe jetëgjatësinë, por edhe me nivelet e korrupsionit në vend, mbështetjen sociale, arsimin, aftësinë e qytetarëve për të marrë vendime të rëndësishme që ndikojnë te shteti dhe politika e vendit, etj. Sondazhi i dhjetë Botëror i Lumturisë raporton nivelin e lumturisë në 150 vende, bazuar në rezultatet mesatare të jetës në tre vitet e mëparshme, d.m.th. nga viti 2020 deri në vitin 2022. Lider në renditje për të gjashtën herë radhazi është Finlanda, e ndjekur nga Danimarka dhe Islanda.
Bullgaria është në vendin e 77-të pas vendeve si Filipinet, Peruja, Ekuadori, Republika Domenikane, Kolumbia, Bosnja dhe Hercegovina. Megjithatë krahasuar me vlerësimin e mëparshëm, që mbulon periudhën 2019-2021, Bullgaria ngjitet me 8 vende.
Dhe një përfundim tjetër optimist - niveli i lumturisë globale nuk ka rënë në vitet e pandemisë, dhe niveli i dashamirësisë është rreth 25% më i lartë, krahasuar me periudhën para pandemisë.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e pabesueshme - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen..