Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar forcimin e kufirit bullgaro-turk si prioritet në masat operacionale kundër migracionit të paligjshëm. Pas përfundimit të ditës së parë të takimit të liderëve europianë, ajo kujtoi se, me kërkesë të Këshillit Europian, ka përgatitur një letër në të cilën ka prezantuar veprimet e Komisionit për Paktin për Migracionin dhe Azilin, transmetoi nga Brukseli korrespondentja e BNR Angelina Piskova.
“Sa u përket masave operacionale, fokusi ishte dhe mbetet mbi të gjitha puna për forcimin e kufirit bullgaro-turk, inicimi i dy projekteve pilot për menaxhimin e kufirit – si i trajtojmë emigrantët që mbërrijnë në kufi, jo vetëm në Bullgari, por edhe në Rumani, si dhe tregimi i praktikave më të mira në procedurat e shpejta të azilit apo kthimit”, shtoi ajo.
Ne i ndihmojmë fermerët evropianë që duhet të përballen me pasojat e tregut të eksportit të grurit ukrainas dhe furnizimit të tij në tregun evropian, shtoi von der Leyen. “Vendet më të prekura nuk duhet të vuajnë nga hapja e “korridoreve të gjelbra” për eksportin e drithit nga Ukraina. Në fillim siguruam mbi 56 milionë euro, por kjo nuk mjafton dhe mirëpres propozimin e Rumanisë për të rritur shumën”, shpjegoi von der Leyen.Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në fund të javës së kaluar GERB-SDS njoftoi se po i ndërpresin negociatat me DB, BSP dhe ITN për..
Nga dita e sotme, ushtarakët e njësisë së Gardës Kombëtare do të marrin një shpërblim mujor shtesë në shumën 200 leva (rreth 100 euro) në përgatitjen e mbajtjes së ceremonive zyrtare dhe ritualeve ushtarake, duket qartë nga një urdhëresë e shpallur në..
Pajisjet e reja do të sigurojnë trajtim edhe më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të bagazheve në Aeroportin e Sofjes, njoftoi Aeroporti i Kryeqytetit. Teknologjia tashmë është dorëzuar dhe po bëhen përgatitjet për instalimin e saj. Sistemi ka..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..