Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar forcimin e kufirit bullgaro-turk si prioritet në masat operacionale kundër migracionit të paligjshëm. Pas përfundimit të ditës së parë të takimit të liderëve europianë, ajo kujtoi se, me kërkesë të Këshillit Europian, ka përgatitur një letër në të cilën ka prezantuar veprimet e Komisionit për Paktin për Migracionin dhe Azilin, transmetoi nga Brukseli korrespondentja e BNR Angelina Piskova.
“Sa u përket masave operacionale, fokusi ishte dhe mbetet mbi të gjitha puna për forcimin e kufirit bullgaro-turk, inicimi i dy projekteve pilot për menaxhimin e kufirit – si i trajtojmë emigrantët që mbërrijnë në kufi, jo vetëm në Bullgari, por edhe në Rumani, si dhe tregimi i praktikave më të mira në procedurat e shpejta të azilit apo kthimit”, shtoi ajo.
Ne i ndihmojmë fermerët evropianë që duhet të përballen me pasojat e tregut të eksportit të grurit ukrainas dhe furnizimit të tij në tregun evropian, shtoi von der Leyen. “Vendet më të prekura nuk duhet të vuajnë nga hapja e “korridoreve të gjelbra” për eksportin e drithit nga Ukraina. Në fillim siguruam mbi 56 milionë euro, por kjo nuk mjafton dhe mirëpres propozimin e Rumanisë për të rritur shumën”, shpjegoi von der Leyen."Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme serioze - si një mënyrë kolektive jetese, si një mënyrë për të marrë vendime, si një marrëdhënie me..
Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e deklaroi në Varna ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov. Ai vuri në dukje se gati..
“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të Shtetit, Ligjin për Transportin Rrugor dhe Rregulloren për kushtet dhe procedurat e sigurimit të fondeve..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..