21 marsi është dita e qytetit Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore. Festa njihet si Pranvera e Kjustendillit dhe rikrijon një traditë të lashtë lokale që ndërthurte praktikat e kultit të trakëve dhe romakëve në nderimin e tyre ndaj hyjnive diellore dhe shëruesve Asklepius, Higija, Telesfor, Apollon dhe Dionisi me interpretimet e legjendës së krishterë të të dyzetë martirëve të shenjtë dhe shenjtëroren e kushtuar atyre në kodrën e ngritur mbi qytet Hisarllëka.
Në vitin 1966 filloi tradita e zgjedhjes së një vajze “Pranvera e Kjustendillit” e shoqëruar nga dy vajza të tjera. Vajzat simbolizojnë hapin e butë me të cilin vjen pranvera - rinia dhe shpresa e re, si tri Hariti (perëndeshat e bukurisë dhe haresë) nga pllakat e lashta të shenjta të gjetura nën Hisarllëka.
Festa “Pranvera e Kjustendillit” është edhe konkursi i parë në vendin tonë për vajzën më të bukur. Këtë vit, në prag të festës së qytetit, u zgjodh edhe fituesja e 56-të e titullit - kjo është Monika Jordanova.
Në rubrikën tonë “Kënga e ditës”, zgjodhëm një melodi popullore nga rajoni i qytetit Kjustendill, përfaqësuesja më e spikatur e së cilës është këngëtarja popullore Ollga Borisova. Në vitin 2021, para “Radio Bulgarisë”, në një nga daljet e saj të fundit në media para se të largohej nga kjo botë, Ollga Borisova u shpreh:
“Në rininë time gjithnjë nuk kisha kohë... tani e vlerësoj sa lumturi e madhe ishte të këndoja këngë popullore bullgare gjatë gjithë jetës sime. I jam mirënjohëse dhe i përulem gjeniut krijues të popullit tonë!”.
Për dekada, Ollga Borisova ishte soliste e Ansamblit të famshëm të Këngëve Popullore pranë BNT dhe BNR, i cili fitoi famë botërore me emrin “Misteri i zërave bullgarë”. Qindra këngë të saj ruhen në fondin e BNR dhe BNT dhe zëri i saj tingëllon në albumet e producentit zviceran Marcel Selye, njëri prej të cilëve u nderua me çmimin prestigjioz të muzikës amerikane “Grammy” në vitin 1991. Në vitin 1994, emri i këngëtares Ollga Borisova u përfshi në Enciklopedinë Botërore të Muzikës, botuar në Londër. Ajo është qytetare nderi e Kjustendillit dhe mbajtëse e Medaljes së Nderit të Presidentit të Republikës së Bullgarisë.
Kënga, me të cilën do të dëgjojmë Ollga Borisova, titullohet “Jana e bukur”, një baladë e mrekullueshme që zbulon pikëllimin e një vajze të re për të dashurin e saj, i cili u bë luftëtar për liri dhe drejtësi dhe “vrapoi në pyllin e dendur” dhe këshillën e skifterit, me të cilin fliste vajza: “Shko tek ai për të valëvitur flamurin me guxim”.
Redaktor: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia e qytetit KjustendillPlovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..