Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është për integrim të shpejtë evropian të fqinjëve të saj duke respektuar të drejtat e bullgarëve

Foto: BTA

Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të drejtpërdrejtë për mjedisin në të cilin Bullgaria funksionon dhe zbaton politikën e saj të jashtme, tha në qytetin Sandanski, Bullgari Jugperëndimore, ministri në detyrë i jashtëm Nikollaj Millkov. Ai hapi seminarin e 16-të ndërkombëtar "Shkolla Dimërore e Diplomacisë" për diplomatë nga BE-ja, Evropa Juglindore dhe Deti i Zi.

“Bullgaria mbron të drejtat e bashkatdhetarëve tanë në këto vende dhe të njerëzve që kanë vetëdije bullgare dhe ndihen bullgarë. Kjo nuk bie ndesh me qëllimin tonë për integrim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor. Përkundrazi, respektimi i të drejtave të njeriut dhe rregullave të asociimit, lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes, janë kriter për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE”, theksoi Millkov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë

Sot në orën 14:30 deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov.   Ai u parashtrua nga partia MEÇ, me mbështetjen e “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie” me motivin e mospërballjes me korrupsionin...

botuar më 25-04-17 4.15.PD

Parashikimi i motit për 17 prillin

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Era do të jetë nga lindja-juglindja, e dobët, ndërsa në Bullgarinë Lindore - deri në mesatare. Temperaturat..

botuar më 25-04-16 7.35.MD

Qeveria kërkoi nga KE-ja një ndryshim në Planin e Rimëkëmbjes

Qeveria miratoi dhe dërgoi sot në Komisionin Evropian një kërkesë për ndryshimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Rinegocimi i planit u bë prioritet i qeverisë së Rosen Zheljazkov. Ndryshimet synojnë të përshtatin Planin me..

botuar më 25-04-16 6.32.MD